Julida ka mbetur mes 4 rrugëve, pasi babai i fëmijës së saj e ka braktisur në muajin e pestë të shtatzënisë. Ai nuk pranon që është babai i fëmijës. Julida troket në derën e motrës së saj të madhe, por Blerina ka dy fëmijë, burrin nuk e ka dhe nuk ka mundësi ta ndihmojë. Gjithashtu ajo është e zemëruar se pse Julida nuk i tregoi asaj, por edhe prindërve.
Advertisements
Po, pse familja e djalit nuk e pranon mbesën e saj?
Advertisements
Julida Sula: Vetëm nëse sheh foton e kupton se sa shumë i ngjan atij. Ata janë një kopje të dy. Edhe motrën prandaj e kam sjellë këtu. Jam në mes të 4 rrugëve, pa punë, pa shtëpi, nuk kam ku të shkoj. Ku ta çoj gocën.
Blerina: Ky hall është shumë i madh, si për motrën si për mua. Unë nuk kam mundësi. Unë e kisha në mendje të vija për hallet e mija, sepse kam një shtëpi me blloqe që vjehrri im e ka pasur kasolle për dhitë.
Burri ka qenë shumë i sëmurë, kam qenë në borxhe. Kam luftuar gjatë shtatzënisë së motrës, gjatë lindjes. Kam 5 milionë Lekë kredi. Kam dy fëmijë pa babë.
Julida Sula: Do më lesh dhe ti mes 4 rrugëve?