Moti në Shqipëri përgjatë javës parashikohet i ngrohtë, me përjashtim të zonave veriore, të cilat nga dita e enjte do të përfshihen nga rrebeshe shiu.
Advertisements
Meteorologia Lajda Porja thotë se temperaturat përgjatë javës mund të shkojnë deri në 32 gradë Celsius.
Advertisements
“Diell dhe temperatura të lartë do jetë moti që do të mbizotërojë në territorin shqiptar.
Parashikoj që deri në mesin e javës, moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta. Dita e mërkurë dhe e enjtja do të sjellin vranësira të shpeshta, megjithatë do të ketë rrebeshe vetëm në zonat veriore.
Pjesa tjetër e territorit, megjithëse do ketë vranësira nuk do ketë reshje.
Parashikohet përmirësim i dukshëm të premten dhe në fundjavë. Temperaturat e larta sot do të ngjiten deri në 30-32 gradë, megjithatë mëngjeset janë të freskëta”, tha ajo.