“Do u vr*s…”! Kush është djali i “Lilit të Rrushkës” që i “rrëshqiti” policisë nga duart?

by author

Firdeus Berberi nga Pogradeci është njëri nga personat që ndodhet brenda dosjes së vrasjeve të bujshme të Laart Haxhiut. 22-vjeçari nga Pogradeci i shpallur akuzohet mes të tjerave edhe për kanosjen e dy policëve ngjarje e ndodhur në 6 prill të këtij viti. Dy punonjësit e policisë që janë përballur me Firdeus Berberin, janë E.H dhe K.I. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.

Advertisements

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Firdeus Berberi, ishte në kërkim për goditjen me armë dhe thikë të Johan Muçllarit në Pogradec, pasi prokuroria e Korçës e akuzon për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Advertisements

Në prill 2023 dy policët nuk kanë arritur të njohin Firdeus Berberin dhe s’mundën ta arrestojnë pasi ai ka mundur të ikë me vrap. Sipas materialit hetimor Berberi, ka kanosur me fjalë të rënda duke ju shprehur policëve se do i vriste, nëse ata hynin në banesën e tij, që ndodhej tek “Vila L” në “Astir”

Ngjarja është regjistruar në 6 prill 2023, kohë kur Firdeusi ishte ende në Shqipëri, kërkohej nga policia dhe nuk ishte larguar në Greqi, me Laert Haxhiun. Berberi është djali i Ilir Berberi alias “Lilit të Rrushkës”, aktualisht në burg për mbajtje pa lejë të armëve.

TË NGJASHME