Vrasja e gruas shqiptare Klodiana Vefa në Itali nga bashkëshorti, i cili më pas vrau veten, i ka tronditur të gjithë këtej dhe përtej Adriatikut. Në rrjetet sociale mesazhet kanë qenë të shumta.
Advertisements
Advertisements
Shoqja më e ngushtë e Klodiana Vefës, 36-vjeçares, që u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, rrëfeu dje kalvarin e vuajtjes së viktimës. Sipas saj, Klodiana e kishte paralajmëruar fundit tragjik, duke thënë herë pas herë se ditët i kishte të numëruara.
Ajo tregon se autori i krimit ishte vazhdimisht i dhunshëm, por 36-vjeçarja nuk e kishte denoncuar për të njëjtën motiv si shumë raste të tjera me të njëjtin fund, për hir të fëmijëve.
“Për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse do ta bënte këtë ai do t’i lëndonte fëmijët e saj”, thotë ajo. ”Ajo mendoi se edhe sikur të denonconte kërcënimet, ndjekjet dhe torturat që i bënte, asgjë nuk do të ndryshonte”, shton ajo.
Ajo thekson se nëse do të mundte të kthente kohën pas, gjithçka do të bënte do të ishte një denoncim në polici, duke bërë kështu thirrje që çdo grua e dhunuar të mos hesht.