Videoja erotike e moderatores, Artan Hoxha: E nxori personi që i ka çuar kumbullat Alibejt në burg

by author

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka treguar se si ka dalë videoja e Luana Vjollcës. Bëhet fjalë për një video ku një vajzë shfaqet toples dhe i ngjan moderatores. Kjo e fundit e ka mohuar videon. Megjithatë sipas gazetarit, videoja duket se ka dalë nga një i burgosur, por jo nga telefoni i Ervis Martinajt. Në një emision ai ka treguar se Erion Alibejt i ka shkuar një pako me kumbulla dhe kjo është marrë si kërcënim. Personi që i ka dërguar është arrestur dhe atij i është gjetur videoja në celular.

Advertisements

“Një personi që ndodhet në burg i shkoi një pako me kumbulla. Ishte njëri që e dinte se ku ishte dhe thotë unë jam miku i tij, dërgoji këtë pako me kumbulla. Ky u mor si mesazh që duhet të qepë gojën. Pas kësaj ai u arrestua. Sot ia ndodhet në burg që ja ka çuar kumbullat Erion Alibejt që është arrestuar për çështjen e Elbasanit.

Advertisements

Ky person është arrestuar dhe pretendohet se në celularët e tij janë gjetur video. Publikimi i lajmit nuk tregonte as kur janë gjetur askush është personi. Deri tani nuk ka prova që i ka ndodhur SPAK. Telefonat SKY nuk kanë video. Pse u përdor dhe cili është qëllimi nuk e dimë. Ishte lajmi më i klikuar në media. Ajo video në vetëve nuk ka ndonjë hata”, tha ai.

TË NGJASHME