“Dyshohet se shoferi humbi vetëdijen”, zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Itali

by author

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për aksidentin tragjik me 21 të vdekur në Mestre të Venezias.

Advertisements

Një autobus me turistë ukrainas, gjermanë, francëzë dhe kroatë ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash dhe përfundoi në shinat e trenit, ku shpërtheu në flakë.

Advertisements

Shoferi i autobusit ka qenë italian dhe është në mesin e viktimave. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e vetëdijes së shoferit për shkak të ndonjë sëmundje.

Ndërkohë, po priten me interes edhe kqyrja e kamerave të sigurisë për të parë dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.

Autoritetet e Venecias thonë se nga konstatimet e para në vendngjarje nuk ka shenja frenimi të autobusit. Më pas mjeti goditi barrierën mbrojtëse dhe u rrëzua nga një lartësi 10 metra duke përfunduar përmbys në shinat e trenit.

Flakët që shpërthyen u përhapën me shpejtësi, ndoshta për shkak edhe të karburantit.

Policia italiane thotë se autobusi duhet të ketë qenë hibdrid, pra gjysmë elektrik.

Zjarri u mori jetën 21 udhëtarëve dhe 18 të tjerë mbetën të plagosur.

Kryebashkiaku i Venezias Brugnaro shpalli ditë zie për atë që ai e konsideroi si tragjedinë më të rëndë dhe apokaliptike në komunitetin e tyre.

TË NGJASHME