Tragjike në Shkodër/ Turisti rrëzohet nga kalaja e Rozafës, humb jetën

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.

Advertisements

Rreth orës 19:00, një turist slloven dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.

Advertisements

Bëhet fjalë për shtetasin slloven me iniciale S. P. 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale./ CNA

TË NGJASHME