“Qëndroni larg bregdetit”, lëshohet alarm për cunami pas tërmetit me magnitudë 6.6

by author

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 është regjistruar në orën 11:00 (ora lokale; 04:00 me orën shqiptare) në zonën detare 550 kilometra në jug të Tokios, pranë ishullit Torishima,

Advertisements

në një thellësi prej dhjetë kilometrash, sipas vlerësimit të parë nga shërbimi meteorologjik dhe sizmologjik japonez, duke rezultuar në lëshimin e një paralajmërimi emergjent për cunami për rrezikun e një cunami prej një metër për Ishujt Izu dhe 0.2 metra për kontinentin e Japonisë të larë nga Paqësori dhe Ishujt Ogasaura.

Advertisements

Banorët janë këshilluar të qëndrojnë larg bregdetit. Deri më tani nuk raportohet për dëme. Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë.

Tërmeti ndodhi në ditën kur filloi faza e dytë e hedhjes së ujit radioaktiv të trajtuar nga centrali bërthamor i dëmtuar i Japonisë në Fukushima në det.

Centrali Fukushima Daiichi u shkatërrua nga cunami që shkaktoi një tërmet masiv 9.0-9.1 ballë në Paqësor më 11 mars 2011. Ai tërmet ishte më i forti i regjistruar ndonjëherë në historinë e Japonisë dhe i katërti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në kohën e sizmografisë moderne, që nga viti 1900.

TË NGJASHME