Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore të një personi “që mund të jetë në listën e personave të zhdukur”.
Advertisements
Gërmimet janë bërë në lagjen Matiqan në Prishtinë dhe janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit maj në këtë lokacion.
Advertisements
Gërmimet e majit kishin rezultuar gjithashtu me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës.
“Pas disa orë gërmimeve, bazuar në informatat plotësuese, në lokacionin në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore (eshtrat) të një individi, që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet e realizuara sot, janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj në këtë lokacion që po ashtu kishin rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës”, ka njoftuar Komisioni.