Tragjike në vend!/ 29-vjeçari hidhet nga ballkoni i banesës, i riu ndërron jetë rrugës për në spital

by author

Një i ri nga Pogradeci është hedhur nga ballkoni i banesës së tij në fshatin Trebinjë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Advertisements

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.M 29 vjeç, i cili nga dhënat paraprake dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Advertisements

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TË NGJASHME