E rëndë! Gjendet i vdekur 13-vjeçari

by author

Një ngjarje e rëndë është shënuar të enjten në Nish të Serbisë. Një 13-vjeçar është gjetur i pajetë në papafingon e shtëpisë së tij. Sipas informacioneve, i mituri është konfliktuar me një bashkëmoshatar. Arsyet e sherrit ende nuk dihen, por po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisements

“Prokuroria e Lartë Publike në Nish është njoftuar se trupi i pajetë i AS (13 vjeç) është gjetur në një shtëpi në më 5 tetor rreth orës 11:00. Prokurori ka kryer një kontroll në banesë. Po kryhen të gjitha veprimet për mbledhjen e provave për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja”, tha Prokuroria e Lartë Publike për Euronews Serbia.

Advertisements

Fqinjët dëshmuan se djali dhe viktima ishin shokë dhe shkonin në të njëjtën shkollë dhe nuk dihet ende arsyeja e sherrit që përfundoi në tragjedi.

Pas ngjarjes shkolla mbajti një mbledhje urgjente, ndërsa pritet rezultati përfundimtar i hetimeve dhe detaje të reja mbi të miturit.

TË NGJASHME