Të paktën 40 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të mëdha në Indi,
Advertisements
sipas një njoftimi të autoriteteve, shkruan Reuters.
Advertisements
Mijëra persona janë shpëtuar, por dhjetëra të tjerë mbeten të zhdukur dy ditë pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan vërshimin e një liqeni akullnajor.
Fatkeqësia, e cila preku 22,000 banorë të rajonit, i shtohet një sërë fenomenesh ekstreme të motit në malet e Azisë Jugore që i atribuohen ndryshimeve klimatike.