Mjeku Xhaxho deklaroi se familjarët nuk e kanë telefonuar pas komplikimeve të djalit, gazetari i njohur zbardh detajet tronditëse dhe zbulon si qëndron e vërteta

by author

Gazetari Igli Çelmeta në një studio televizive ka bërë publike të tjera detaje dhe foto nga mesazhet e familjarët e 3-vjeccarit i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes në dhëmbë drejtuar mjekut Roland Xhaxho, e ndërsa ky i fundit nuk është përgjigjur.

Advertisements

Bëhet fjalë për ditën kur i vogli ka bërë ndërhyrjen dentare, kur pas disa orësh i mituri ka shfaqur komplikacione, dhe është dërguar në QSUT.

Advertisements

Në këto pamje shfaqen dy mesazhe dërguar në numrin e doktorit, në datë 28 shtator, rreth orës 23:00, ku i kërkojnë që të hapë telefonin pasi djalin e kanë dërguar në reanimacion.

Po ashtu shihet se familjarët e kanë marrë edhe në telefon, por mjeku sërish nuk u është përgjigjur. Kujtojmë se mjeku Xhaxho ka deklaruar se familjarët nuk e kanë kontaktuar pas ndërhyrjes, gjë që hidhet poshtë nga këto pamje.

TË NGJASHME