“Ose do ta vrisnin, ose …”, Karamuço: Shqipëria arriti të shmangë përplasjet me Moskën, një kriminel i rrezikshëm rus ndodhet në burgjet tona

by author

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë një informacion “top secret” mbrëmjen e së premtes, ndërsa deklaroi se në Shqipëri është arrestuar një nga kriminelët më të rrezikshëm rus.

Advertisements

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Karamuço theksoi se pak ditë para ngjarjes së Mitrovicë, një rus i kërkuar nga interpoli i Moskës, ëhstë ndaluar në veri të Shqipërisë, dhe ëhstë mbajtur për disa ditë në burg atje.

Advertisements

Sipas Karamuços Shqipëria arriti të shmangë një përplasje me Rusinë, apsi vetëm pak ditë aps arrestimit erdhi një informacion që thoshte se krimineli rus mund të vritej në burg, dhe faji do i mbetej vendit tonë, ose eksponentë kriminalë do të përpiqeshin ta nxirrnin nga burgu.

Prandaj sipas Karamuços, për efekt sigurie rusi ëhstë tashmë në një nga burgjet në Tiranë, dhe pritet ekstradimi i tij drejt Rusisë.

Ndër të tjera, Karamuço nënvizoi se rusi është krahu i djathtë i një prej eksponenëve më të mëdhenj të mafies ruse dhe Rusia kërkon që ai të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Ka ndodhur një gjë që shumë pak veta e dinë. Shqipëria ka shmangur, këto ditë, një ngjarje shumë të rëndë kriminale, që mund të kishte pasoja në marrëdhëniet me Federatën Ruse. Kjo ka ndodhur në vigjilje, përpara se të ndodhte ngjarja e Mitrovicës, ka qenë një informacion që na ka ardhur dhe nga partnerët. Një rus, u ndalua nga ne, i cili ishte në kërkim nga Interpol Moska. U ndalua në kufi, është çuar në një burg në veri të Shqipërisë.

Më pas ka ardhur një informacion urgjent, kishte dy mundësi, ose do ta vrisnin në burgjet tona dhe do mbante llogari shteti shqiptar, ose mund të kishte një organizim përmes organizatave të rrjetit ballkanik kriminal, një përpjekje për ta nxjerrë nga burgu, duke sulmuar. Këto ishin dy alternativat që erdhën si informacion. E kanë sjellur urgjent, brenda ditës, për 2 orë, nga burgu që është në veri të Shqipërisë, e kanë sjellë në mes të Tiranës dhe e ruajnë derisa ai të ekstradohet në drejtim të Rusisë. Është akoma këtu. Ky është një sukses shumë i madh i SHKB të burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve dhe Policisë së Shtetit.

Kanë qenë bashkë të lidhura, edhe për të marrë informacionin në kohë reale dhe për të evituar këtë lloj përplasjeje që mund të ndodhë. Ky është krahu i djathtë i një prej eksponenëve më të mëdhenj të mafies ruse dhe ata kanë pasur dy probleme, ose donin ta vrisinin që ky të mos fliste, sepse duke ardhur në Moskë, mund të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë e të fliste për shumë personazhe të tjerë, ose për ta shpëtuar, për të mos e kthyer në Moskë, që të mos jepte informacion. Rrezikonte një familje mafioze. Shteti rus po kërkon për ta kthyer. Është duke u gjykuar për ta dhënë”, theksoi ai.

TË NGJASHME