Çifti i njohur i këngëtarëve shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami i kanë dhënë fund beqarisë. Dy këngëtarët kurorëzuam dashurinë e tyre në martesë dhe organizuan një dasmë të madhe në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës.
Advertisements
Të ftuar në dasëm kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike. Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska – janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë. Dasmën çifti e paralajmëroi pak muaj më parë në një intervistë televizive.
Advertisements
“Kemi menduar për një ceremoni martese. Kjo është periudha, prandaj ndoshta ka ardhur kaq bukur ky 2023 me plane të reja sepse i kemi menduar këto gjëra. Deri tani ishim të fokusuar shumë vetëm te puna, ndërkohë tani sikur ndihemi gati të ecim akoma,” tha Lindi pak muaj më parë te “Rudina”. “Do bëjmë dasmë në vitin 2023,” shtoi Venera.
Venera dhe Lindi janë njohur në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Gjashtë vite pas njohjes ata shpallën fejesën e tyre.