Sali Berisha publikoi ditën e sotme pamjet e atentatit të pretenduar të përfaqësuesit të opozitës, Salvador Kaçaj në Shëngjin në datë 14 Maj, ditën e zgjedhjeve lokale.
Advertisements
Në pamje duket një makinë, që sipas Berishës është e Kaçajt, e cila ndiqet nga një tjetër e bardhë dhe që i pret rrugën pranë një karburanti.
Advertisements
Dy persona të maskuar zbresin nga makina e bardhë dhe i drejtohen automjetit që pretendohet nga Berisha se është i Kaçajt. Por po sipas ish-kryeministrit, manovrimi i shoferit, ish-gardist që duket në video që ka qenë i shpejtë, e bëri të pamundur aktin kriminal. Makina kthehet me shpejtësi dhe përmes një karburanti ndryshon kahun duke ikur.