Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Një e mitur ka denoncuar në Polici në Ferizaj se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e xhaxhait.
Advertisements
Burimet nga Prokuroria kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast, që ka të bëjë me një 16-vjeçare, e cila vendosi të raportojë një rast që pretendon se ka ndodhur në vitin 2021.
Advertisements
Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e të miturës është kuptuar se para dy vjetësh ajo dhe vajza e xhaxhait të saj, tash 26-vjeçare kanë kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e saj.
Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e të miturës është kuptuar se para dy vjetësh ajo dhe vajza e xhaxhait të saj, tash 26-vjeçare kanë kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e saj.
Një denoncim i tillë aktivizoi Policinë e Prokurorinë, dhe e dyshuara është ftuar për t’u përballur me raportimin kundër saj, ku e ka mohuar veprën me të cilën ngarkohet.
Burimet thonë se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që e mitura të dërgohet për ekzaminim gjinekologjik dhe pas marrjes së rezultateve të ndërmerren veprimet e nevojshme.
Ndërsa ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunimi” dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbardhur të plota rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
*Marrëdhëniet seksuale brenda familjes janë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes, motra apo vëllezër, nipa apo mbesa dënohet me burgim.