Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i arrestuar një ditë më parë me kërkesë të SPAK, rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe. Metaj dyshohet se kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.
Advertisements
Operacioni nis në gusht. Policia dhe Prokuroria pretendojnë se grupi kriminal që u godit në Patok është një grup trafiku lëndësh narkotike nga Turqia në drejtim të vendit tonë dhe më pas nga aty kalimi në Itali dhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Operacioni në gusht që solli 6 persona në pranga pretendohet se ka zbuluar edhe një vend bazë për grumbullimin e lëndës narkotike që lidhet me lokalin luksoz pronë e familjes Çela, ku Gëzim Çela prej më shumë si një dekade është pakëzuar edhe me nofkën ‘baroni’.
Advertisements
Në dosjen e Prokurorisë ku bëhet fjalë për operacionin “Flakë në det” thuhet se trafikantët do të kryenin shkëmbim të kokainës me kanabisin që ndodhej në gomonen e nisur nga Laguna e Patokut në Kurbin, ndërkohë që prangave iu ka shpëtuar Arben Dalipaj, i njohur me nofkën “Kapelja”, i cili dyshohet se ka qenë drejtuesi i gomones që u nis nga lokali “Royal Blue”, Patok, së bashku me të dyshuarin Besnik Brokeri. E ndërsa ky i fundit u arrestua në flagrancë në këtë mjet lundrues, ‘kapelja’ është zhdukur. Sipas dosjes, ‘kapelja’ kishte komunikim me ish-policin Arlind Ismailukaj, i arrestuar, kjo pas këqyrjes së aparatit telefonik të ish-policit. Baroni i drogës është ende në kërkim.