Dy vrasjet tronditëse në Elbasan, burg përjetë për Xhulian Hoxhën për Xhulian Hoxhën, 17 vite për Eugen Halilin

by author

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhulian Hoxhën, dhe 17 vite burg për Eugen Halilin.

Advertisements

Ata akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje të bujshme, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan.

Advertisements

Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.

Në të dy krimet, ata duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Për rastin e vrasjes së Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë.

Ata janë të përfshirë dhe në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit.

Financues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Nga provat e grumbulluara për këtë vrasje rezultoi se të dy këta persona kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës dhe se këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë.

Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.

TË NGJASHME