Një i ri është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune te diga e liqenit të Paskuqanit, dyshohet i vetëmbytur
Advertisements
Është zbardhur misteri i humbjes së gjurmëve nga Servet Bokcia disa ditë më parë. Policia njoftoi sot se është gjetur trupi i pajetë i 20-vjeçarit te diga e liqenit të Paskuqanit.
Advertisements
Blutë thonë se ka dyshime se ai është vetëmbytur.
“Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur,
shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa”, njofton policia.