Vala e re e infektimeve, mjeku Alimehmeti jep lajmin fantastik për qytetarët

by author

Këto ditë po flitet gjerësisht për valë të re infektimesh me koronavirusin e ri dhe disa janë të frikësuar për rikthim të mundshëm të pandemisë.

Advertisements

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se nuk bëhet fjalë për pandemi të dytë.

Advertisements

Ai flet për një fazë epidemike e cila nuk është shqetësuese.

“Pandemia është mbyllur në mars të vitit 2022. Tani jemi në fazën epidemike, me valë të vogla të cilat nuk janë shqetësuese,” shpjegoi mjeku Alimehmeti në një intervistë për rtsh.

Mjeku thotë se tashmë organizmi ynë është njohur me këtë virus, dhe një riinfektim është shumë i ulët.

Sipas tij, Omikroni ishte fundi i prezantimeve të rasteve të reja me viruse dhe se të gjitha viruset e reja janë nënvariantet e tij.

“Në çdo 3 muaj flitet për 1 variant të ri, por Omikroni duket se ishte fundi i kësaj maratone. Omikroni u duk se u përshtat me trupin e njeriu duke mos lejuar ardhjen e një virusi të ri. Të gjitha këto virozat e reja janë nënvariante të Omikron”, – vlerëson Alimehmeti.

TË NGJASHME