Gjatë kësaj jave vendi ynë gjendet në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.
Advertisements
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit edhe sot, e enjte 12 tetor 2023.
Advertisements
Vranësirat pritet të jenë të pakta dhe kalimtare në orët e mesditës.
Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e hera-herës përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Nesër, e premte sërish pritet mot i ngrohtë që shihet të jetë si vigjilje e një fundjave tjetër të ngrohtë.
Por duket se e hëna do të kthejë tërësisht motin. Vijnë shira dhe temperaturat ulen deri në 10 gradë Celsius.
Ndaj kini parasysh se për këtë verë të gjarë, ndoshta kjo fubdjavë mund të jetë mundësia e fundit për plazh.
Moti në tetor
Muaji tetor, ende nuk po sjell aromën e vjeshtës. Temperaturat e larta të verës, vijojnë të jenë prezente, sidomos gjatë ditë, arrijnë deri në 32 gradë Celsius.
Ndryshimet klimatike, kanë sjellë një miksim të stinëve.
10 ditëshi i parë është mbyllur me temperatura të larta, madje 31 dhe 32 gradë.
Ato janë 8 gradë më të larta, nga çfarë duhet të jenë temperatura shumë të larta, sidomos nëse flasim për vlerat, maksimal.
Mesdita është tipikë si një mesditë qershori. Pra temperaturat 31 dhe 32 janë tipike qershori edhe pse jemi në tetor”,- thotë Ladja Porja, meterologe.
Vera që po vazhdon është ndër më të nxehtat, jo vetëm për Shqipërinë. Meterologët thonë se tashmë kushtet atmosferike, kanë ndryshuar, duke qenë më në favor të temperaturave të larta.
Xhupat do të vijnë duke u paksuar në dollapët e qytetarëve.
“Sa i përket dimrit, deri në fund të vitit 2023-2024 do të ketë më shumë ditë me diell dhe me temperatura mbi mesataren dhe më pak, ditë tipike të dimrit. Nga një dimër tre muaj do jetë i cunguar në vetëm 3-4 javë”,-thotë Ladja Porja, meterologe.
Sipas ekspertëve rritja e temperaturave rrit ndjeshëm probabilitetin e ngjarjeve ekstreme, të cilat çdo vit po bëhen dhe më intensive.