Sytë e gjithë Europës do të jenë ditën e sotme në Tiranë, ku do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.
Advertisements
Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.
Advertisements
Në Tiranë do të vijë edhe kryeministri grek Mitsotakis që sapo ka pësuar një humbje të madhe në zgjedhjet lokale, që e ka tronditur, pasi kandidatët e tij pësuan disfatë në Athinë dhe Selanik.
Por në të njëjtën kohë, gazeta greke “Kathimerini” shkruan se gjatë vizitës në Tiranë, Mitsotakis do të ketë mesazhe për çështjen e Fredi Belerit.
Madje shkon edhe më tej. “Në të njëjtën kohë me gjyqin e Belerit, po përgatitet një euroultimatum drejtuar Tiranës, si dhe një formulë kompromisi për daljen nga kriza” shkruan “Kathimerini”.