Java nis me shi/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

by author

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha në një intervistë për “Good morning Albanians” se e hëna dhe e marta e kësaj jave do të mbeten në mbizotërimin e vranësirave të shumta.

Advertisements

Osmani tha se priten gjithashtu rrebeshe.

Advertisements

“Nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit duke bërë që ditën e premte të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash,” – u shpreh Osmani.

Sipas tij temperaturat do të vijojnë me rënie, ndërsa nga e enjtja do të ketë përsëri një rritje.

Sidoqoftë, meteorologu sqaroi se moti do të jetë tipik për tetorin.

TË NGJASHME