Meteorologia, Lajda Porja njofton se prej ditës së sotme dhe deri në mesjavë do të kemi përkeqësim të motit, me reshje shiu që do të vijnë edhe në formë rrebeshesh dhe ulje të temperaturave.
Advertisements
Porja shton se moti do të përmirësohet pas të mërkurës, ku pritet të ketë intervale të gjata me kthjellime, vranësira të shpeshte dhe shira të izoluara në ekstremin verior.
Advertisements
“Kjo javë do të jetë një javë tipikë vjeshte. Sa i përket reshjeve, ata priten të jenë prezente duke filluar që sot. Pritet që reshje të dendura të ketë sonte gjatë natës dhe ditën e martë, ku nuk do të mungojnë rrebeshet i shiut në të gjithë territorin.
Ditën e mërkurë do të ketë reshje, por do të jenë në sasi më të pakta. Duke filluar nga dita e enjte, do të kemi përmirësim të dukshëm të motit, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime, vranësira të shpeshta, dhe shira të izoluara në ekstremin verior” tha meteorologia.
Sa i përket temperaturave, Porja tha se ata do të pësojnë rënie në pjesën e parë të javës, por do të rriten gradualisht pas të mërkurës dhe në fundjavë do të arrijnë deri në 28 gradë.
“Sa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë sot do të pësojnë rënie sidomos në mëngjes, minimalet janë 7 gradë në zonat malore, ndërkohë që maksimalet jo më shumë 25-26 gradë.
Dita e martë, relativisht do të jetë shumë e freskët, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23 gradë.
Duke filluar pas ditës së mërkurë dhe pjesë e dytë e javës do të sjellë rritje të temperaturave graduale, duke bërë që fundjava të regjistrojë sërish temperatura deri në 28 gradë” shtoi Porja.
Sa i përket situatës në Rajon, edhe Kosova e Maqedonia do të preken nga përkeqësimi i motit që do sjellë rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, situatë e cila do të ndryshojë pas ditës së mërkurë.
“Ndërkohë vendet e Rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, jo vetëm që do të jenë me vranësira dhe reshje, që do të jenë rrebeshe në pjesën e parë ta jëvës, do të jenë relativisht shumë freskët, madje në Kosovë temperaturat do të jenë të ulëta deri në 17-18 gradë, ndërkohë që pritet një rritje e tyre vetëm pas ditës së mërkurë.
Ndërkohë Maqedonia do të regjistroje temperatura deri në 21 gradë. Pas ditës së mërkurë, përmirësim i dukshëm i motit në Rajon dhe rritje e temperaturave” përfundoi Lajda Porja.