Policia në Florida të SHBA-ve ka arrestuar një djalë 13-vjeçar për vrasjen e nënës së tij 39-vjeçare. Derek Rosa akuzohet sipas ligjit për të miturit për vrasjen e nënës së tij Irina Garcia.
Advertisements
Gruaja po flinte pranë vajzës së saj të sapolindur në momentin kur djali i saj kreu aktin. Ishte vetë 13-vjeçari thirri policinë dhe tha “sapo vrava nënën time”.
Advertisements
Sipas policisë, ai ka pritur që ta zinte gjumi mamanë e tij para se ta godiste disa herë me thikë në qafë ndërkohë që motivet e aktit janë ende të paqarta.