‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’, raportohet për 5 të vdekur

by author

Pesë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në veri të Tajlandës, ku autoritetet kanë paralajmëruar se moti i keq pritet të vazhdojë dhe gjatë ditës së sotme.

Advertisements

Që nga fillimi i shtatorit, të paktën 23 persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbytjeve në të gjithë vendin. Më shumë se 62,000 shtëpi u dëmtuan në të gjithë Tajlandën gjatë sezonit të shirave.

Advertisements

Në vitin 2011, më shumë se 800 njerëz humbën jetën si pasojë e përmbytjeve më të këqija në dekada.

Sezoni i musoneve (maj-tetor) sjell shira të dendur çdo vit.

TË NGJASHME