Surpriza e mbrëmjes së djeshme, pa dyshim që ishte dollia që presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti në gjuhën shqipe për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Por, kush i kishte mësuar Macronit që të fliste shqip?
Advertisements
Ka qenë pikërisht ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, i cili është edhe pjesë e delegacionit francez të ardhur në Shqipëri mbrëmjen e së hënës.
Advertisements
“Po udhëtova me të, një eksperiencë e jashtëzakonshme, një ftesë e ardhur nga presidenti vetë për të qenë pjesë e delegacionit zyrtar francez. Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshme, i duhej dy tre herë ta lexonte” tha ai.