Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kombinat, Tiranë.
Advertisements
Gruaja ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin, Erald Tosku pas një konflikti në banesë.
Advertisements
Fillimisht gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikën e bukës.
I plagosuri është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën.
Mësohet se gruaja nuk është arrestuar sepse është nën e një fëmijë 1 vjeç dhe gjithashtu 6-muajshe shtatzënë. Për këtë arsye u vendos procedimi i saj në gjendje të lirë.