Ra apo u hodh vetë nga furgoni? Vdes gruaja në mes të rrugës

by author

Një grua dyshohet se është vetëhedhur nga një furgon pasagjerësh që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina.

Advertisements

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.

Viktima, njihej prej vitesh si shitëse ambulante e misrave të pjekur./ BW

TË NGJASHME