I hapi varrin, më pas e thirri për kafe dhe i futi plumbin! 10 vjet burg kunatit që qëlloi dhëndrin

by author

Dhjetë vjet burgim i janë dhënë Xh.B., për tentim vrasje të dhëndrit të tij në shtator të vitit të kaluar në një fshat të Pejës. Gjykata Themelore në Pejë ka dhënë detajet se si kishte ndodhur rasti. Siç ka informuar gjykata, i dënuari e kishte planifikuar vrasjen e burrit të motrës së tij duke bërë plane që edhe trupin e tij më pas ta varroste në oborrin e shtëpisë.

Advertisements

“Me datë 10.09.2022, rreth orës 20:15, në fshatin L., Komuna P., me armë në mënyrë dinake ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A. G. në atë mënyrë që fillimisht dy ditë para ditës kritike i pandehuri në një shtëpi të pabanuar prapa shtëpisë së tij e cila ishte pronë e vëllait të tij (i cili jeton jashtë), e kishte hapur një kanal (varr) për t’i fshehur gjurmët e krimit pikërisht për ta varrosur të dëmtuarin”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Advertisements

I dënuari fillimisht e kishte telefonuar djalin e viktimës duke ia kërkuar babanë, kinse donte të shkonte ta merrte për kafe. Minuta më pas, ai paraqitet te shtëpia e viktimës, e mori me veturë dhe nisen drejt fshatit kinse për ta shikuar një armë. Me të arritur në destinacionin e dëshiruar, i dënuari e qëlloi me armë dhëndrin e tij.

“…dhe me të hyrë në veturë i pandehuri i thotë të dëmtuarit t’i ndalim telefonat se mundet dikush me na përgju, dhe nga aty shkojnë në fshatin L. duke iu shmangur rrugës kryesore, hyjnë në oborrin e të pandehurit, në atë moment i pandehuri i thotë viktimës të ulët në një cung në një hapësirë në mes të shtëpisë dhe një murit rrethues, kinse për mos t’u parë nga rruga dhe ia dërgon një armë për ta shikuar, me ç’rast derisa i dëmtuari ka qenë duke e shikuar armën, i pandehuri në mënyrë dinake dhe nga pas shtënë një herë me armë në drejtim të dëmtuarit, duke e goditur në anën e pasme të kokës mbi qafë, ku viktima si pasojë rrëzohet dhe paraqitet kinse si i vdekur”, thuhet më tej.

Pasi i dënuari e qëlloi viktimën, ai largohet për ta fshehur armën dhe këtë moment e kishte shfrytëzuar për ta shpëtuar veten A.G.

“…i dëmtuari ashtu i plagosur pasi që vëren se i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes, ngritët në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar rrugën pas shtëpisë nëpër livadhe, përrocka dhe arrin në një shtëpi në fshat ku kërkon ndihmë për të dërguar në spital, dhe nga Spitali Rajonal në Pejës të dëmtuarin e dërgojnë në QKUK në Prishtinë, si pasojë i dëmtuari pëson lëndime të konstatuara si në raportin mjekoligjor”./ Koha.net

TË NGJASHME