Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një hajdut ka grabitur banesën e deputetit të Demokracisë së Re, Yiannis Kallianos.
Advertisements
Ka qenë vetë deputeti që ka bërë me dije këtë lajm, teksa ka publikuar edhe pamjet e autorit që janë kapur nga kamera e sigurisë.
Advertisements
Ai shkruan se kur familja e tij është kthyer në shtëpi ka gjetur gjithçka të përmbysur, teksa nuk jep më shumë detaje për ato që autori ka grabitur.
Yannis Kallianos shkruan se shumë shpejt autori do arrestohet dhe do vuajë dënimin për ankthin e frikën që i shkaktoi gruas dhe fëmijëve të tyre.
“Ajo më thirri dhe po bërtiste, ishin të tmerruar. Bashkëshortja dhe fëmijët e mi po dridheshin. Nuk e di as si kam ardhur në shtëpi, as nuk e mbaj mend nga e kam drejtuar makinën.
Për të gjitha ato që kaluan gruaja dhe fëmija im, premtoj se do t’i shkoj deri në fund. Ky person që nuk respektoi hapësirën time personale-private dhe ka mësuar nga prindërit e tij se është mirë të vjedhësh shtëpi, do të përballet me drejtësinë”, shkruan deputeti ndër të tjera.