E frikshme/ “Benz-i” me shpejtësi skëterrë merr para makinën që u fut në parakalim! Momenti i aksidentit ku vdiqën dy vëllezërit në tunelit e Kalimashit

by author

Këto janë pamjet e aksidentit të frikshëm në tunelin e Kalimashit, ku humbën jetën dy vëllezër kosovarë.

Advertisements

Në video shihet momenti kur makina tip “Ford”, ku udhëtonin dy vëllezërit u fut për të parakaluar autobotin, por mjeti tip “Benz-i” e merr para me shpejtësi skëterrë.

Advertisements

Aksidenti i trefishtë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (18 tetor) dhe për pasojë mbetën të vdekur dy vëllezërit nga Kosova, Sadik e Nesret Osmani, përkatësisht 58 dhe 45-vjeç.

Sadik Osmani ishte drejtues i mjetit tip Ford, ndërsa i vëllai pasagjer në makinë.

Gjithashtu, nga aksidenti u plagosën drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi me iniciale A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.

Pas aksidentit në Tunelin e Kalimashit, drejtuesi i Benz-it, 48 vjeçari iniciale A. B., banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë. Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.

(Në informacionin paraprak të ditës së djeshme, është dhënë se drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte shtetasi I. L., por nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se drejtuesi i këtij automjeti ishte shtetasi S. O.)

TË NGJASHME