Lajm me rëndësi! Udhëzimi i ri/ Si do të bëhet kalimi në kufi i fëmijëve të mitur

by author

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla firmosi sot udhëzimin për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi.

Advertisements

Udhëzimi parashikon të gjitha kriteret, konform ligjit, që duhet të plotësojë një i mitur për të udhëtuar jashtë vendit, si dhe rastet që përjashtohen nga zbatimi i këtij udhëzimi.

Advertisements

Udhëzimi parashikon se kur ka arsye serioze për të dyshuar se i mituri mund të jetë shkëputur në mënyrë të paligjshme nga kujdestaria e personit që ushtron ligjërisht përgjegjësinë prindërore apo nga kujdestari i tij, roja kufitare kryen edhe verifikime të mëtejshme, duke vlerësuar e zbuluar mospërputhjet apo kontradiktat në informacionin e dhënë.

Po ashtu, në rast dyshimi, roja kufitare i bën një intervistë të shkurtër shoqëruesit, kryen verifikime të imtësishme të dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve mbështetëse për t’u siguruar që i mituri nuk po largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë kundër dëshirës së personave që ushtrojnë kujdesin prindëror ndaj tij, në mënyrë që të parandalojë rrëmbimin ose trafikimin e të miturit.

Në rastet e konstatimit të braktisjes së të miturve apo moskthimit në afat të tyre, strukturat e kufirit në bashkëpunim me strukturat e tjera policore njoftojnë autoritetet kompetente ligjzbatuese në vend për veprën penale të braktisjes së fëmijëve të mitur, të pretenduar të kryer nga shoqëruesi i të miturit.

Për parandalimin dhe goditjen e rasteve të braktisjes së fëmijëve të mitur dhe të abuzimit me të miturit nga trafikantë apo persona të tjerë përfitues bashkëpunohet ngushtësisht edhe me institucionet homologe ligjzbatuese të vendeve fqinje dhe ato ndërkombëtare, sipas legjislacionit ndërkombëtar.

Po ashtu sipas këtij udhëzimi, të gjitha dokumentet që administrohen në pikat e kalimit të kufitar në zbatim të këtij udhëzimi, ruhen për një afat 1-vjeçar dhe në përfundim të këtij afati asgjësohen.

Në të gjitha rastet kur nuk plotësohen kushtet e përcaktuara në këtë udhëzim, roja kufitare ndalon daljen e të miturit nga kufiri shtetëror dhe pajis shtetasin me dokumentin përkatës.

TË NGJASHME