Edhe pse janë bërë 4 vite nga tërmeti shkatërrues i 2019, i cili goditi Shqipërinë, ka ende familje që jetojnë me qira dhe nuk kanë hyrë në shtëpitë e tyre.
Advertisements
Jo vetëm kaq, por 40 familje në Durrës, prej 7 muajsh nuk kanë marrë as bonusin e qirasë.
Advertisements
Pallati i tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por rikonstruksioni ende nuk ka nisur. Ata kërcënojnë se nëse nuk merren masa do të hyjnë të jetojnë në pallatin e dëmtuar.
Kemi 7 muaj pa marrë bonusin për qiranë. S’kemi marrë asnjë përgjigje. Po jetojmë me borxhe”
“Po bëjmë 4 vjet që kemi dalë nga kjo shtëpi, duam të hyjmë në shtëpitë tona”, thanë banorët.
Në total janë 2500 familje durrsake që nuk marrin bonusin e qirasë prej 7 muajsh
Bashkia e Durrësit thotë se fondet për bonusin e qirasë janë bllokuar nga Ministria së Financave.
“Bashkia e Durrësit i ka kërkuar fonde për subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shkresën 30/4 datë 18.07.2023 dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi vazhdimin e lëvrimit të fondeve”.
Po kështu bashkia e Durrësit tha për Report TV se janë 85 pallate që ende nuk kanë përfunduar punimet përforcuese ndërkohë kanë kërkuar fonde nga qeveria për 83 objekte të tjera.