Tronditëse! Nuk ishin 3! Katër djemtë në Vlorë po festonin lirimin e shokut nga burgu, i dhanë KOKAINË 26-vjeçares, 3 prej tyre e përdh*nuan, familjarët tentojnë të mbulojnë SKANDALIN

by author

Detaje të rënda nga përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë. Një ditë më parë, Dosja.al raportoi për ngjarjen e rëndë dhe për arrestimin e dy personave, e shpalljen në kërkim të një personi tjetër.

Advertisements

Mirëpo, raportohet se në ngjarje kanë marrë pjesë 4 persona dhe jo 3.

Advertisements

Në pranga kanë përfunduar Oltjan Tahiri, 31-vjeç dhe Albi Ceno 28-vjeç, ndërsa Gentjano Mehmeti 32-vjeç është shpallur në kërkim. Personi i katërt i cili ka marrë pjesë në ngjarje, është Klevis Delia. Këta persona, dyshohet të kenë detyruar vajzën të përdorë lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të me dhunë.

Fillimisht ata kanë qenë të ulur në një bar së bashku, ku dyshohet se i kanë dhënë vajzës kokainë. Më pas, tre prej tyre janë ngjitur në dhomën e hotelit bashkë me vajzën, e cila nuk ishte e vetëdijshme. Delia, nuk u ngjit në dhomë. Dyshohet se të tre djemë, kanë abuzuar seksualisht me 26-vjeçaren.

Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se 26 vjeçarja është gjetur në rrugë pa ndjenja mëngjesin e të shtunës nga policia. Po ashtu, burime thonë se të rinjtë kanë qenë duke festuar daljen nga burgu të një prej shokëve të tyre.

Sipas bluzave të bardha, vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur. Aktualisht vajza vijon të qëndrojë në reanimacion. Gjendja e saj shëndetësore është më stabël, por vijon të jetë në shok. Policia pritet të marrë një tjetër deklaratë të saj pasi të përmirësohet.

Ky lajm ka tronditur opinionin publik. Fillimisht, para se policia të dalë me një njoftim zyrtar, lajmi u bë i ditur në rrjetet sociale. Faqja ‘Disidentët’ shkruan se familjarët e përdhunuesve kanë shkuar në reanimacion, aty ku ndodhet e shtrirë vajza, që të ndryshojë deklaratën e dhënë në Polici.

POSTIMI i faqes Disidentet

(I ndryshuar) Paskan qenë 4 çuna… jo 3. (Në ambientin e barit, ndërsa në hotel janë 3 djem me vajzën). Nga ana tjetër vajzën e shtruar në reanimacion po e vizitojnë familjarët e përdhunuesve për të ndryshuar deklaratën në polici.

E ndërsa po presionohet edhe media për të mos u marrë me rastin e përdhunimit të vajzës. Kjo nuk ka për të ndodhur të dashur vemje të shoqërisë. Ngjarja është e filmuar e gjitha dhe pamjet filmike nuk i fsheh më dot askush. (Policia disponon të filmuar të gjithë ngjarjen). Vajzën mund ta kërcënoni që të ndryshojë deklaratën, ama nul e mbyllni dot…ju keni për tu njohur si përdhunues edhe nëse dilni nesër nga burgu. Këtë ka për ta marrë vesh e gjithë Vlora…. kaq!

Nuk ishin 3! Katër djemtë në Vlorë po festonin lirimin e

Pritet që Policia të reagojë për këtë ngjarje të rëndë, si dhe të japë informacion për hetimet e derimëtanishme dhe për personin e katërt që ishte pjesë e ngjarjes./Dosja.al

TË NGJASHME