GJKKO la të pandryshuara masat e sigurisë për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet, duke lënë në burg Jamabër Malltezin dhe detyrim paraqitje për Fatmir Bektashin.
Advertisements
Avokati mbrojtës i Malltezit ka deklaruar se qëndrimi i palës së akuzuar ka qenë mohues.
Advertisements
Ai thotë se në rastin konkret nuk ka një vepër penale dhe se personat në hetim janë në një marrëdhënie të pastër.
Sipas tij, “të akuzosh dikë se është një trashëgimtar i ligjshëm i një familjeje tiranase se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme”.
Avokati mbrojtës i Jamarbër Malltezit: Në rastin konkret nuk ka vepër penale sepse personat nën hetim janë në një marrëdhënie civile të pastër.
Nuk mund të aludohet se me anë të ligjeve apo VKM që as janë atakuar në kohë, as kundërshtuar, të pretendohet kryerja e veprave penale korrupsion.
Qëndrimi jonë në raport me akuzat e atribuara, është një qëndrim mohues, e them me bindje për aq sa munden fashikujt e depozituar të prokurorisë në Gjykatë.
Të akuzosh dikë se është një trashëgimtar i ligjshëm i një familjeje tiranase dhe se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme
Ky standart i Prokurorisë është shumë i ulët dhe me këto aludime po cënohen parimet juridike.