Martoi vajzën 9-vjeçare, arrestohet babai dhe bashkëshorti

by author

Për shkak të reagimit publik, autoritetet lëshuan një urdhër arresti për babain e viktimës, i cili ishte kreu i një vëllazërie të shquar myslimane

Advertisements

Prindërit dhe “bashkëshorti” i një vajze që u detyrua të martohej në moshën 6-vjeçare janë dënuar sot me 16 deri në 30 vite burg, raportojnë mediat turke.

Advertisements

Historia e vajzës, tashmë 25-vjeçare ngjalli zemërim në Turqi në fund të vitit 2022, kur një gazetar publikoi pjesë të padisë së saj kundër prindërve dhe bashkëshortit të saj. Për shkak të reagimit publik, autoritetet lëshuan një urdhër arresti për babain e viktimës, i cili ishte kreu i një vëllazërie të shquar myslimane.

Sipas aktakuzës, një mjek që e ekzaminoi vajzën kur ajo ishte 14 vjeçe u raportoi autoriteteve se e mitura ishte abuzuar seksualisht. Ligji në Turqi thotë se të miturit mund të martohen në moshën 16-vjeçare ose 17-vjeçare me pëlqimin e prindërve.

Vajza ishte martuar me një martesë fetare, e cila nuk ka asnjë efekt juridik në Turqi.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave, të cilat morën pjesë në gjyq, denoncuan “paligjshmëritë” e vëllazërive fetare.

“Përmes vëllazërive dhe bashkësive fetare ata po abuzojnë me besimin e njerëzve”, tha Fidel Atasselim, sekretari i përgjithshëm i platformës feministe “Ne Do Të Ndalojmë Feminicidin”.

Ngjarja u bë publike fillimisht më 3 dhjetor 2022, kur gazetarët turq Timur Soykan dhe Murat Agirel, reporterë për gazetën e majtë “BirGun”, shpërndanë historinë që tronditi Turqinë: Yusuf Ziya Gumusel, themeluesi i Fondacionit Hiranur, i cili është i lidhur me Ismailaga, një komunitet i shquar fetar sunit në Turqi, dyshohet se kishte martuar vajzën e tij, kur ajo ishte vetëm 6 vjeç. Dhëndri ishte Kadir Istekli, 29-vjeçar, pjesë e të njëjtit sekt.

TË NGJASHME