Babai vret vajzën dhe plagos veten, zbardhet dëshmia tronditëse

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasditen e djeshme, 24 tetor.

Advertisements

Një 42-vjeçare u gjet e pajetë në shtëpi dhe autor i vrasjes dyshohet se është babai i saj 69-vjeçar.

Advertisements

Sipas informacioneve, 42-vjeçarja, e cila u gjet e vdekur nga vëllai i saj në banesën ku banonte në rrugën Meteoron, në Selanik, vuante nga skleroza e shumëfishtë.

Kur vëllai i saj shkoi në shtëpinë e babait të tyre në zonën e Toumba për ta informuar për atë që kishte ndodhur, ai e gjeti atë të plagosur në bark nga një armë shtize.

Pikërisht aty dyshohet se babai i 42-vjeçares i ka thënë të birit se ishte ai që i vrau vajzën pasi nuk duronte ta shihte në këtë gjendje dhe më pas donte të vriste veten.

69-vjeçari është transportuar me ambulancën e EKAV-it në spitalin Hipokrati ku po trajtohet

TË NGJASHME