Deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afat shkurtra shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në Jug të vendit.
Advertisements
Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por pritet një rritje e lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.
Advertisements
Deri në mesditë Republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër, me të dukshme në zonat perëndimore te Kosovës. Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.