E shtuna do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të pakta të shiut në një pjesë të mirë të territorit. Meteorologu Hakil Osmani thekson se kushtet do të jenë më të qëndrueshme të dielën, ku Ultësira Perëndimore do të jetë me diell ndërsa vranësirat do prekin kryesisht zonat malore
Advertisements
Dita e premte mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave në pjesën e parë të ditës por pjesa e dytë do të zhvillojë vranësira duke bërë që të kemi reshje shiu si fillim në zonat veri perëndimore dhe më pas parashikohet që reshjet e shiut të përfshijnë një pjesë të mirë të territorit shqiptar, përfshirë edhe kryeqytetin. Për sa i përket orëve të para të mëngjesit të ditës së shtunë, mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.
Advertisements
Duke filluar nga mesdita dhe në vijim, presim përmirësim të kushteve të motit duke bërë që pjesa e dytë e ditës të sjellë intervale me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.Gjithashtu edhe dita e diel do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që ultësira perëndimore, në pjesën më të madhe të ditës, të jetë në mbizotërimin e motit me diell ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave.
Për sa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet gjatë ditës së sotme parashikohen të ngjiten rreth vlerës 26 gradë celcius, dita e shtunë do të sjellë rënie me një gradë por sërish do të rriten gjatë ditës së diel, duke bërë që maksimumet të regjistrojnë vlerën edhe 26 gradë në ultësirën perëndimore, ndërsa vlerat minimale në qytetet e zonave malore do të jenë rreth 7 gradë. Parametri i erës gjatë të premtes do të jetë problematik pasi do të jetë me shpejtësi edhe në 65 km/orë në det të hapur por në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka rënie të intensitetit të erës. Vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, gjatë ditës së sotme dhe paraditen e së shtunës mbeten nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, reshjeve të shiut por në sasi të pakta. Pjesa e dytë e së shtunës dhe dita e diel do të sjellë mbizotërim të motit të qëndrueshëm”, theksoi Osmani.