Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e së shtunës.
Advertisements
44-vjeçari G. C., akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe ka tentuar të përdhunojë vajzën e tij të mitur, 13 vjeç.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 dhe mësohet se 44-vjeçari ka qenë i dehur në momentin që ka tentuar të abuzojë me 13-vjeçaren.
E mitura ka arritur të njoftojë kushërinjtë që jetojnë pranë, të cilët më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Sakaq, i ati ka mohuar gjithçka në polici duke thënë se gruaja dhe e bija kanë inskenuar gjithçka për t’u ndarë pasi shkonte përherë në shtëpi në gjendje të dehur.