Dy të vdekur! 20-vjeçari bie në betoniere, tjetrin e shtyp kamioni

by author

Një 20-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës në Partesh, Kosovë pasi dyshohet se ka rënë në makinerinë e përzierjes së betonit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se rasti ka ndodhur të hënën në mbrëmje, ku viktima po punonte në një fabrikë për prodhimin e tullave dekorative. Ai ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe se aty është konfirmuar vdekja.

Advertisements

“Viktima me urgjencë është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, prokurori i shtetit dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e Hashanit.

Advertisements

Ndërkohë që në fshatin Sekiraqë të Podujevës ka ndodhur një aksident me vdekje. Në këtë aksident ka vdekur një person që ishte duke lëvizur me biçikletë. Ai u godit nga një kamion në lëvizje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin transportues ( kamion) dyshohet se nga pakujdesia ka goditur biçiklistin mashkull kosovar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

TË NGJASHME