“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë këtu në Vernante”. Komuniteti i qytetit të vogël në Val Vermenagna, Itali është ende i tronditur nga vrasja e Klaudio Myrtajt, një murator shqiptar 34-vjeçar, i qëlluar me një plumb në kokë pasditen e së shtunës, sipas mediave italiane.
Advertisements
Ai ishte atje të shtunën më 4 nëntor duke punuar në zdrukthtari. Kur pronari u largua, tragjedia goditi. Një klient e gjeti atë të shtrirë në tokë me një plagë të thellë në kokë. Klaudio Myrtaj ishte ende gjallë. Asnjë gjurmë e armës.
Advertisements
Prokurori Onelio Dodero konfirmoi se vrasësi e qëlloi me një plumb në kokë 34-vjeçarin duke e lënë atë në tokë. Në fakt, kur mbërriti ndihma, burri po merrte frymë, por nuk mund të fliste. Ai vdiq pak më pas rrugës për në spital.
Autoritetet dhe Prokuroria po shqyrtojnë çdo hipotezë për të zbuluar motivin e vrasjes së Klaudio Myrtajt. Pas goditjes mund të jetë edhe dora e një gruaje. “Nuk ishte një goditje mjeshtërore”. Këto janë të vetmet deklarata të lëshuara nga kreu i prokurorisë së Cuneos.
“Ai ishte një djalë i mirë”-thanë disa nga qytetarët që e njihnin në atë zonë. “Duket se është vrarë për xhelozi. Çfarë do të thotë? Të vdes kështu në moshën 34 vjeçare. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë këtu në Vernante” thanë ata.