Thellohet SKANDALI! Kopështi ku u dh*nua vajza 3-vjeçare ishte pa licencë

by author

Kopështi ku është dhunuar e mitura në Tiranë është pa licencë. Kështu thotë ministria e Arsimit, që sot ka reaguar si një institucion i prekur për ngjarjen, ndërkohë që ka lejuar aktivitetin e një kopështi pa licencë.

Advertisements

Majlinda Dehima është edukatorja që punon në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit, e cila dyshohet se i ka thyer këmbën një vajze 3-vjeçare. Disa pamje të dhunës janë publikuar nga një emision investigativ.

Advertisements

Prindërit dyshojnë që ngjarja të ketë ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 10:00 të mëngjesit, pasi në atë ditë edukatorja shfaqet e shqetësuar në mesin e fëmijëve në dhomën e vizatimeve, duke goditur disa herë të miturën.

Pjesë nga njoftimi i Ministrisë:

Pas transmetimit të ngjarjes së rëndë në emisionin “Stop” në Tv Klan, Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake marrjen e masave për mbylljen e menjëherëshme të kopshtit “Stinët”, pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat, në zbatim të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoriatet, do të ngrenë Task-Forcën për kontrollin e plotë në territor për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që institucionet arsimore, publike apo private, të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

TË NGJASHME