“Sharabajgë, hiqe moj këmbën këtu!”- Publikohen pamjet filmike që zbulojnë si u lëndua 3-vjeçarja në kopësht: Dëgjohet kërcitje dhe e mitura qan pa pushim

by author

Që prej publikimit të rastit të dhunës mbi një 3-vjeçare nga edukatorja e saj në mjediset e një kopshti privat në Tiranë, ditë pas dite, publikohen pamje të reja të cilat plotësojnë edhe një panoramë më të plotë se si ka ndodhur gjithçka.

Advertisements

Kujtojmë se një ditë më parë, edukatorja e akuzuar se ushtroi dhunë mbi të miturën deklaroi para uniformave blu se mendonte se vajza e ka lënduar këmbën në hapësirat e krevatit.

Advertisements

Dëshmia e edukatores Majlinda Dehima:

“Kam goditur me vizore vetëm tek karrigia për t’i tërhequr vëmendjen vajzës për në mësim. Rreth orës 15 e 3 minuta, vajza ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i kam bërë, kam parë që këmba ka qenë e enjtur. Më pas, njoftova menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Mendoj që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit.”

Megjithatë, ‘Stop’ ka publikuar sërish një video që tregon pikërisht momentin kur 3-vjeçarja duket të ketë thyer këmbën

Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës.

ORA 13:46 – Vajza qan

Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!

ORA 13:47 – Futet edukatorja Majlinda Dehima – Dëgjohen goditje

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.

ORA 13:47 – Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje…

Të qarat vazhdojnë deri në orën 15:12 kur vajza bëhet gati për të dalë nga kopshti.

TË NGJASHME