‘Apo kur e përplase ti…?’ Zbardhet biseda mes edukatoreve. Si Majlinda Dehima u mundua të fshihte ngjarjen

by author

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka treguar me video sesi e menaxhuan edukatoret dhe drejtoresha situatën pas thyerjes së këmbës së vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në kryeqytet.

Advertisements

Vihet re që Majlinda Dehima mundohet që të fshehë ngjarjen, duke i rrëfyer edukatores tjetër si dhe drejtoreshës së kopshtit se vajza mund të jetë përplasur tek krevati, ndaj dhe e ka të thyer këmbën.

Advertisements

Më poshtë, ju sjellim bisedën mes tyre:

ORA 15:04 – Futet edukatorja, momenti kur bëhet gati për të dalë nga kopshti

Biseda mes 2 edukatoreve:

Edukatorja 1: Çfarë ka moj? Çfarë ka?

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): O zot! I është enjtur këmba.

Edukatorja 1: Jo, jo.. Nuk e ka thyer ajo. Apo kur e përplase qëpar ti…Jo se ka thyer ajo, kush ja ka thyer?

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): Po pse moj Melisa? Çfarë na bëre moj Melisa. Po më rreh zemra.

Majlinda në telefon me drejtoreshën e kopshtit:

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): He moj Entelë përgjigju. Pse nuk përgjigjet…Ka përplasur këmbën tek krevati dhe e ka të fryrë, por e ka të fryrë goxha tek pjesa e kofshës dhe mezi ecën. Foli mamit të vajzës, e ka përplasur se këtu ishim, këtu ndërmjet 2 krevateve. Po thuaj e ka përplasur se nuk kam çfarë të them unë e shkreta, po tek krevati. Këtu isha unë me Olën. Po deshe hape kamerën.

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): Po sikur ta ketë thyer ajo, se ne do të dalim si të ja bëjmë?

/tvklan.al

TË NGJASHME