Një grua ka humbur jetën në Mitrovicë, si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit, shkruajnë mediat në Kosovë.
Advertisements
Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë që dyshohet se është përdorur në rast. Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma rreth orës 19:35.
Advertisements
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, ka njoftuar policia.