“Kërkoj ndjesë, nuk e kam kuptuar që e mitura ka thyer këmbën”- Dhunoi fëmijën në kopsht privat, gjykata merr vendimin për edukatoren

by author

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Majlinda Dehimën, edukatoren 48-vjeçare që pak ditë më parë dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat “Stinët”, duke i thyer edhe këmbën.

Advertisements

Ajo ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve.

Advertisements

Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Ajo ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur.

“Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur”, deklaroi ajo.

vijon

TË NGJASHME