Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, por nuk do të mungojnë edhe ditët me reshje shiu.
Advertisements
Në këtë mënyrë për ditën e hënë, atë të martë dhe ditën e enjte, moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira kalimtare kryesisht në orët e para të ditës dhe mbrëmje.
Advertisements
Për ditën e mërkurë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa, ndërsa moti parashikohet me vranësira e alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e premte pritet të ketë mot të paqëndrueshëm si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik.
Moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe reshje shiu të cilat në zonën e veriut dhe qendër do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve të forta.
Pjesa tjetër e territorit parashikohet me reshje shiu me intensitet deri mesatar, ndërsa gjithashtu në relievet malore në Alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.